Sot pritet të mbahet protesta e radhës nga ana e opozitës e cila ka paralajmëruar se do të jetë një tubim masiv. Retorika e këtyre ditëve nga krerët e opozitës ka shtuar frikën për tensine dhe akte dhune.
Policia e shtetit ka blinduar Tiranën ndërkohë nuk kanë munguar inofrmacionet që flaisn për skenare që parahikojnë përplasje me forcat e rendit.
Pak orë para protestës, Drejtori i Policisë Haki Çako ka shkuar në Prokurorinë e Përgjitshme ku ëhstë takuar me kreun e këtij isntitucioni Adriatik Llalla.
Nuk ka ende një njoftim për fokusin e këtij takimi, por ai mbahet ne ditën e protestës.
Policia blindon Tiranën
Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për organizimin e protestës që do të nisë në orën 12:00, ndërsa ka bërë të ditur edhe rrugët e bllokuara.
“Ndalohët parkimin dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit””.
Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.
Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.
Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.
/a.m.