Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është në gjendje të qëndrueshme pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është e qetë.
Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.
Koha.net ka siguruar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës. (b.an)