Këtë të martë kreu i Shtepisë së Bardhë shkarkoi nga detyra kreun e FBI i cili ishte duke hetuar mbi lidhjet e mundshme të Rusisë me stafin e manjatit gjatë fushatës presidenciale.
Por Trump nuk ndalet bën edhe një tjetër kërcënim të paprecedentë ai kërkon të anulohen të gjitha njoftimet për shtyp dhe të flitet vetëm për deklarata të saktësuara mirë.
“Sërish historia se ka patur lidhje mes rusëve dhe fushatës së Trump, një histori e ndërtuar nga demokratët si një preteks që kanë humbur zgjedhjet dhe media gënjështare, fake media është kapur pas kësaj teme” shkruan Trump i cili sërish sulmon shtypin i cili publikoi deklaratat e tij që binin në kontradiktë me pjesëtarët e tjerë të stafit.