Ndoshta jeni në një lidhje prej një jave, një muaji apo disa muajsh dhe me siguri keni filluar të dyshoni nëse partneri ju do me të vërtetë.
Kjo padyshim se është dilemë e kamotshme, por që shumë lehtë mund të zgjidhet.
Disa ekspertë dhe terapistë të lidhjeve kanë përpiluar një listë me gjërat të cilat meshkujt i bëjnë kur janë vërtet të dashuruar.
Pra, nëse mashkulli juaj i ka shenjat e mëposhtme, atëherë keni parasysh se ai ju dashuron vërtet:
Ju respekton
Nëse një mashkull nuk e respekton gruan me të cilën është – nëse e shikon atë si objekt për t’i përmbushur fantazitë e veta, etj. – ai nuk e dashuron atë. Ai mund të ketë epsh për të – por nuk e dashuron atë.
Kur një mashkull vërtet e adhuron partneren e vet, ai e trajton atë me respektin maksimal të mundshëm dhe i vlerëson ndjenjat, pikëpamjet dhe idetë e saj.
I mban mend gjërat e rëndësishme
Kur një mashkull është në dashuri, gjërat e rëndësishme rreth partneres së tij asnjëherë nuk largohen nga memoria e tij. Ai mban mend çfarë kafe e pini, çfarë ju pëlqen dhe cila është kënga juaj e preferuar.
Përpiqet të bëhet person më i mirë
Dashuria ka fuqinë t’i bëjë edhe djemtë më të “devijuar” ta mbledhin veten dhe të ndryshojnë. Me fjalë të tjera, kur një mashkull është në dashuri, ai vërtet dëshiron të bëhet person më i mirë, pasi e din që partnerja e vet e meriton atë gjë.