Deputeti socialist Erjon Braçe, i cili njihet si tifoz i ekipit të Partizanit ka reaguar pas publikimit të video-skandalit ku u tentua trukimi i ndeshjes mes Kukësit dhe Partizanit. referuar fjalës “i madhi” që dëgjhohet në video. Braçe deklaron se bëhet fjalë për presidentin e FSHF dhe jo presidentin e Kukësit Safet Gjici.
Reagimi i Braçes
“Zoti Prokuror i Republikes!
KJO ESHTE BANDA!
KY ESHTE SISTEMI!
Ju te tjeret,
Mos i fshihni keto foto!
Perpjekja per te fiksuar rezultatin e ndeshjes Partizani Kuksi, ne favor te Kuksit dhe duke nderhyre brenda ne skuadren e Partizanit, publikuar ne Fiks Fare;
KA NXJERRE LAKURIQ, PA BREKET E ZEZA E KANATJEREN E KUQE TE EVROPIANIT,
SISTEMIN KRIMINAL NE KRYE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR!
Kam vite qe flas per kete, nisur nga info te brendeshme te ketij ambjenti.
Por tani eshte ndryshe;
TANI KA PROVA!
Nje nga operatoret e shumte te ketij SISTEMI QE FIKSON REZULTATE DHE MANIPULON GAREN, nuk eshte nje keqberes i zakonshem.
AI ESHTE NJE MENAXHER FUTBOLLI POR EDHE ME SHUME SE KAQ;
ESHTE ZBULUES I TALENTEVE SHQIPTARE NE GREQI PER FEDERATEN SHQIPTARE TE FUTBOLLIT!! Imagjinoni, ky qe flet me “TE MADHIN”, qe u kerkon futbollisteve te “bojne gjojna te vogla, qe sbijne ne sy, tolorime”-sic thote ne biseden e krimit, zbulon talentet shqiptare per Sistemin e Federates!
Ky eshte kulmi!
Ky eshte krim!
Ne krye te tij eshte Federata Shqiptare e Futbollit!
Zoti prokuror!
Deri tani eshte thene se nuk ka prova per krimet ne futboll!
Ne menyre te turpshme eshte thene keshtu!
Ne fakt nuk eshte keshtu;
Raporti i Uefa per ndeshjet e Skenderbeut ka prova pa fund.
Por kjo e ndeshjes Partizani Kukesi, ja ben muuuuuuu!
Kjo tregon se si funksionon Sistemi;
Nisur nga menaxhere qe “I Madhi” i ka futur ne futbollin shqiptar, deri ne nivelin kombetar te tij, per ti ushqyer aty dhe perdorur per fiksumin e ndeshjeve, fituesve, manipulimin e garave.
Kjo po ndodh vit pas viti prej shtate vitesh duke shkaterruar endrrat e mijera futbollisteve, qindra mije femijeve qe duan futbollin, miliona qytetareve qe kane pasion futbollin, por edhe ekonomine e tij!
Ky Sistem duhet rrezuar!
Kete Sistem e rrezon vec prokuroria!
Kerkush tjeter!
Mos harro;
Si ndeshja Partizani Kukesi-tentuar dukshem me prova por zgjidhur me arbitrin e Federates me pas, jane disa te tjera ne tre jave, ne Gjirokaster, Korce e Kukes.
Ja bejne muuuu!
I denoncuan trajneret!”