Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka komentuar nga Korça protestën e opozitës më 13 maj në Tiranë. Peleshi u shpreh se protesta duhet të jetë brenda normave Kushtetuese, ndërsa sipas tij mjeti i vetëm që partitë të vijnë në pushtet janë zgjedhjet. Ai tha ndër të tjera se Republika e Re për të cilën flet kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të dalë përmes mosbindjes civile.
“Protesta duhet të jetë brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë do të thotë Lulzim Basha me ‘Republikë e Re’. Një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli dhe mjeti i vetëm që partitë të vijnë në pushtet janë zgjedhjet. Një Republikë e Re nuk mund të dalë nga mosbindja civile. Duhet të ngrihemi në nivelin e përgjegjësisë historike dhe të kemi kujdes me mesazhet që i japim popullit”- tha Niko Peleshi./a.ç