Gjatë takimit që pati me të rinjtë e sapodiplomuar që presin rekrutimin në administratën publike, kryeministri Rama foli edhe për vajzën e bashkëshortes, të cilën e quan “gocën” e tij.
Rama ka treguar këshillat që i kanë dhënë vajzës që ka studiuar për arkitekturë jashtë Shqipërisë. “I kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua”, tha Rama.
“Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Pastaj ka hapur një studio të vetën të vogël. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund”, tha Rama./javanews.al/a.ç