Kryesuesi i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka vijuar me takimet elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Balla ishte sot në Gjergjan të Elbasanit, ku prezantoi para banorëve edhe kandidatin për deputet Arben Kamani.
Balla iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për letrën e komisionerit Hahn. Sipas Ballës, letra ishte një mesazh tepër i qartë për Partinë Demokratike, e cila ka për synim bllokimin e zgjedhjeve.
“Nuk ka ndodhur, jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës që kur ka një sistem demokratik që një parti politike të pengojë zgjedhjet, që një parti politike ti thotë popullit mos shko në zgjedhje. Ne duam që populli të shkojë në zgjedhje dhe që populli të vlerësojë me votë këdo që ka punuar,” tha Balla./javanews.al/a.ç