Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin duke publikuar një imazh ku tregohet transformimi i qytetit të Lezhës. Shefi i qeverisë shkruan në rrjetin e tij social facebook, se shumë është bërë, ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani.
Nesër kryeministri do të mbajë edhe një takim elektoral më të rinjtë që votojnë për herë të parë në këtë qytet. Në foto shihet transformimi rrënjësor i qëndres së Lezhës.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot. Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh #PërLezhënQëDua
🌻#PërShqipërinëQëDuam“, shkruan Rama në facebook/javanews.al/a.ç