Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka publikuar një album të vogël fotografik me kujtime të veçanta.
Sot vajza e Topallit feston ditëlindjen, dhe ‘zonja e hekurt’ ka zgjedhur të urojë në këtë ditë me një mënyrë shumë speciale
‘Foto album i vogel…. Per Megin ne ditelindjen e saj.’-shkruan Topalli krahas fotove të familjes së saj.
Kjo është një ditë e ngarkuar emocionalisht për zonjën Topalli. Në të njëjtën ditë kur ka përjetuar për herë të parë ndjesinë e të qënurit nënë ajo ka humbur dhe babain e saj.