Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu është takuar ditën e sotme me Shefat e Komisariateve të Policisë dhe Shefat e Sektorëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Në këtë takim u diskutua dhe gjithashtu u dhanë porosi e detyra për rritjen e parametrave të sigurisë publike. Mësohet se Veliu ka kërkuar rritje të zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminal si një përkushtim maksimal në luftën kundër drogës.
Ky takim vjen disa ditë pas emërimit të shefave të rinj të Komisariateve.
c.a