Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një gomone me 1.5 ton kanabis.Gjatë noperacionit u arrestuan dy shtetas shqiptarë, Bernard Tahiri dhe Elton Çaushi. Ata u ndaluan në vendin e quajtur Plazhi i Madh.
Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë dhe ishte e ndarë në 78 pako. Gomonia ishte ngarkuar me drogë në Shqipëri. Sipas policisë malazese, ndalimi i gomones u arrit pas disa orësh ndjekje në det.
Mediat malazeze shkruajnë se kjo është një sasi rekord droge e sekuestruar në Malit të Zi pasi nuk është sekuestruar ndonjëherë një sasi kaq të madhe me drogë në brigjet e tyre./a.m.