Hulumtimi i ri mbi helmin e merimangës braziliane ka vënë në dukje se elementi kimik i saj është përgjegjës për ereksione të gjata dhe të dhimbshme për ata që kanë rënë viktimë e pickimit të tyre.
Marta de Nascimento Cordeiro, studiuese në Fondacionin Eesquiel Dias në “Belo Horizonte” të Brazilit, tha: “Çdo pjesë e helmit është testuar tek minjtë dhe ne kemi arritur të identifikojmë fraksionin përgjegjës për ngritjen e penisit”.
Më herët, mjekët kanë paralajmëruar pacientët me probleme me zemrën që të mos përdorimin medikamente të impotencës, pasi u zbulua se Sildenafil, një komponent që gjendet tek Viagra shkakton kushte të rënda ishemie koronare, presion të ulët gjaku ndikime negative tek zemra.
Cordeiro shpreson se zbulimi do të çojë në prodhimin e trajtimeve të reja pa asnjë efekt anësor. Merimanga tropikale, e cila end rrjetën e saj edhe në zona urbane, mund të rritet deri në dy inç gjatësi dhe një hapësirë deri në 6 inç.
Simptoma të tjera të kafshimeve të saj përfshijnë dhimbje barku, hipotermi, vizion të paqartë dhe konvulsione. Speciet, të njohura ndryshe si Phoneutria Nigriventer, dihet se kanë vrarë të paktën 14 persona.
E gjendur në plantacionet e frutave, merimanga është shfaqur në Amerikën e Veriut dhe në Evropë gjatë viteve të fundit. /b.d