Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u prit sot në Prishtinë me një ceremoni zyrtare në sheshin “Ibrahim Rugova” , në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë.
Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës kosovare, presidenti Nishani do të nisë vizitën me një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Axhendat e njoftuara deri tani:
10:30 – Takimi i përbashkët i delegacioneve
11:10 – Konferenca për shtyp
12:00 – Takimi me kryeministrin Isa Mustafa
Gjatë vizitës që zhvillohet para përfundimit të mandatit të presidentit priten edhe takime tjera./b.d