Gjatë ditës së sotme një i ri nga Vlora ka bërë denoncim në polici se i kanë vjedhur gomonen që e kishte lënë në një stan në fshatin Sherisht.
20-vjeçari Shkëlzen A tha në polici se e kishte lënë gomonen në fshat para 10 ditësh.Mjeti lundrues është tip ‘Novurania MX-570’ me motor Yamaha.Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e vjedhjes së gomones. /b.d