Ish-kryetari i Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani ka pësuar një infrakt kardiak gjatë momenteve të një dreke mes miqve të tij.
Dhurim Alinani ka lindur më 11 Qershor 1969.
I diplimuar fillimisht për Ekonomi, ai ka kryer studimet për drejtësi dhe ka titullin “Avokat“.
Lëvizja studentore shënon hapat e tij të para në politikë.
Që prej këtij momenti e në vazhdim, ai ka qenë një nga aktivistët politik demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës.
Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.
Karierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal.
Ai ka spikatur si manaxher dhe drejtues në cilësin e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë.
Pas humbjes në garën e vitit 2015 ai punonte në profesionin e tij si avokat./Sarandaweb/b.d