Shfrytëzimi i fëmijëve për punë dhe turizëm seksual në Shqipëri janë ngritur si shqetësime serioze nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Mirgit Vataj nga organizata CRCA, tha se edhe Shqipëria nuk mund të jetë imun nga vendet e tjera ku këto fenomene negative janë prezente.
Tek të miturit ndodhë gjatë verës edhe shfrytëzimi për punë, kryesisht në zonat bregdetare, për të tregtuar produktet verore gjatë bregdeti ose për të punuar në hoteleri.
Pak kohë më parë INSTAT raportoi se 57 mijë të mitur shfrytëzohen për punë në sektorin si tregtia, ndërtimi dhe në miniera, duke treguar edhe një herë se ky fenomen është mjaft i përhapur dhe masat e marra nuk e kanë frenuar atë.