Ka qenë një vajzë 10 vjeçare e cila ka telefonuar karabinierët e Poggibonsi për të kërkuar ndihmë, sepse i ati i saj ishte duke rrahur nënën e saj dhe po e kërcënonte me një thikë kuzhine që ta vriste.
E vogla jeton me familjen e saj në qendrën historike të San Gimignano. Pas disa minutash nga telefonata, karabinieret mberriten ne adresen e dhene, ku pa hyre kuptuan menjëherë apartamentin per te cilin behej fjale sepse prej tij degjoheshin klithmat për ndihmë.
Karabinierët e gjetën veten përballë një rasti dhune në familje, në sytë e një 10 vjeçare të trembur deri ne palce dhe një fëmijë tjetër 2 vjecar.
Shqiptari me inicialet Y.A. 35 vjeç, po e rrihte përsëri gruan, shqiptaren 34 vjecare, dhe i kishte shkaktuar nje plagë madje edhe me majën e mprehtë të një thike në fytin e saj.
Në shtëpi ndodhej edhe motra e gruas, e cila për të mbrojtur gruan kishte nderhyre, por kishte perfunduar edhe vete ne duart e kunatit te dhunshem, raporton panorama.
Sipas mediave italiane, ajo është një familje e integruar në shoqërine e Val d’Elsa, ku ai punon si një ndërtues dhe ajo si shitëse, një familje pa probleme ekonomike dhe me dy fëmijë për të rritur.
Sipas mediave, dyshimet per shkakun e sherrit eshte se cifti kishte kohe qe debatonte per nje ndarje mes tyre.
Policia fillimisht ka shoqeruar shqiptarin në San Gimignano, ku aty u firmos edhe urdhri i arrestit për dhunë në familje, lëndime dhe kërcënime serioze per jeten. Ai ndodhet ne burgin e Siena.
c.a