Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me një delegacion anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Kryetari Bob Goodlatte.
“Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Fokusi ishte te ngërçi politik i kriuar si pasojë e bojkotit të opozitës.
Kongresmenët pritet të takohen me krerët politik për të diskutuar rreth daljes nga kriza politike./a.m.