Ditën e djeshme nga Pallati i Sportit në Durrës Partia Socialiste mblodhi Kongresin duke çelur kështu zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë aktivitetit maratonë, u prezantua edhe programi i PS-së si dhe kandidatët për çdo qark, duke i dhënë kështu fushatës të gjithë elementët që duhet të ketë.
Mirëpo, përpos kësaj, sot kanë dalë edhe pamjet e autobusit që PS do të përdorë mesa duket për të zhvilluar një tur në të gjithë vendin.
Një taktikë kjo e përdorur edhe në fushatën e 2013-ës nga PS e cila rezultoi fituese me një rezultat prej 1 milion votash.
Këtë herë, ndryshe nga 2013-a, autobuzi i PS i veshur me ngjyrën karakteristike tanimë, ka sloganin “PËR SHQIPËRINË QË DUAM, SHTET-PUNË-MIRËQENIE”.