Nxënësja 14-vjeçare nga Tirana e cila denoncoi mësuesin e saj për ngacmim seksual ka dhënë një dëshmi tronditëse në polici. E mitura ka treguar të gjithë historinë e makthit që ka përjetuar nga mësuesi i saj kujdestar.
“Më fuste në klasë, me prekte dhe më puthte në vende intime”, mësohet të ketë thënë mes të tjerash e mitura.
Po ashtu, ajo ka treguar se ngacmimi ndodhte edhe në ambjente të tjera të shkollës. Vetë mësuesi i ka mohuar akuzat, ndërkohë pritet të merren në pyetje anëtarët e tjerë të stafit të shkollës si dhe shokët e shoqet e klasës së vajzës./a.m.