Por në bazë të kësaj rezulton se lindjet në shtëpi apo në qendrat e drejtuara nga mamitë, janë më të mira për nënat dhe shpesh edhe më të sigurta për foshnjat.
Kështu thanë nga Insituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përkujdesje (NICE) teksa shtuan se është e rëndësishme që gratë të kenë të gjitha mundësitë për të përballuar një lindje.
Rreth 700,000 foshnja lindin çdo vit në Angli dhe Uells, nëntë nga 10 në njësitë obstetrike të drejtuara nga doktori në spital.
Megjithatë, udhëzimet e reja thonë se 45% e grave janë në rrezik jashtëzakonisht të ulët të ndërlikimeve dhe mund të jenë më mirë të lindin diku tjetër.
NICE u tha se grave duhet t’u ofrohet zgjedhja e një lindje në shtëpi, një njësi obstetrike në spital, një njësi mami afër një spitali ose një njësie të mamive në komunitet.
Në të gjitha rrethanat duhet të ketë një mami për grua në punë, njofton Klan Kosova./a.m.