Dy lokale janë përfshirë nga flakët rreth orës 12:40 të mesnatës në qytetin e Shkodrës.
Sipas raportimeve të qytetarëve në redaksinë e JOQ.al, thuhet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin, ndërsa zjarrfikësja ka vonuar më shumë se 15 minuta.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkohë që për shkak të vonesës së zjarrfikëses rrezikohet dhe një shtëpi.
“Po ndodh tani në Shkodër, afër ambulancës. Janë djegur dy klube. Gjithë kjo fjalë dhe zjarrfikësit kanë vonuar 15 minuta, kur erdhën kishte marrë gjithë godina flakë. Nëse nuk arrijnë ta fikin në kohë rrezikohet banesa pranë. Jemi shtangur, shumë qytetar ndodhemi këtu dhe s’e kuptojmë pse u vonua zjarrfiksja. Shkak mendohet të ketë qenë tensioni i lartë, një shkëndijë elektrike”, shkruan qytetari.
/a.m.