Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison, Linda Halimi ka kënduar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, i cili po që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ku ka rrëmbyer duartrokitje të zjarrta nga ana e publikut. Kujtojmë që kënga me të cilën po na përfaqëson Halimi është e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.
Sot të mbrëmje në Kiev të Ukraninës, do të zhvillohet edicioni i 62-të i festivalit Evropian të këngës, ndërsa mes 42 shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria që do të përfaqësohet me këngëtaren Linda Halimin. Këngëtarja Linda Halimi ka bërë një lutje publike që shqiptarët që jetojnë në Europë ta votojnë atë në gjysmëfinalen e Eurovision. Këtë Lindita e ka bërë me anë të një videomesazhi, ku ka kërkuar që shqiptarët në çdo anë të kufirit të votojnë për Lindën.
ma.me