Dashi
Punët shkojnë mirë por disa përplasje të kohëve të fundit ju kanë vënë përpara një vendimi të prerë. Jeni të sigurt për hapin që po ndërmerrni. Në punë bëni mirë të dëgjoni edhe këshillat e kolegëve, pasi kjo mund t’ju sjellë përmirësime të financave. Shëndeti do jetë i mirë.
Demi
Këtë periudhë jeni ju armiqtë më të këqij të financave tuaja. Po harxhoni pa fund dhe duket se kjo gjë po ju pëlqen, por shumë shpejt do të mbeteni ngushtë nga lekët. Mos lejoni që njerëzit përreth jush t’ju presionojnë, duke ju thënë se është koha për një lidhje. Dashuria dhe shëndeti do jenë me fat sot.
Binjakët
Sot mjafton të lini pas krahëve të kaluarën tuaj dhe brerjen e ndërgjegjes dhe gjërat do të jenë më të qarta dhe më të thjeshta. Dashuria do jetë mjaft pozitive, çdo gjë do jetë si një ditë pranvere si për beqarët edhe për çiftet. Shëndeti herë pas here do ketë disa shqetësime të vogla, por do kalojnë lehtë.
Gaforrja
Jeni shumë mirë me financat sot dhe kjo ju ka sjellë mjaft qetësi shpirtërore. Gjë që nuk mund të thuhet për dashurinë që ju mundon gjithmonë. Do mundoheni me çdo kusht të riktheni harmoninë e cila mungon prej disa kohës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe pa shqetësime rrënjësore.
Luani
Ju dhuroni dashuri pa kushte dhe kjo gjë ju pëlqen. Megjithëse jeni zhgënjyer nga personi juaj i zemrës do të mundoheni të rikuperoni raportin. Beqarët duhet patjetër ta zgjerojnë rrethin e miqësisë dhe të njohin njerëz të rinj. Stresi dhe ankthi do ju krijojnë probleme shëndetësore.
Virgjëresha
Instinkti juaj nuk gabon sot dhe do të shikoni që mjaft situata që po zhvillohen ju i kishit menduar më parë. Ju ka humbur besimi tek njerëzit. Nga ana tjetër duhet të jeni më të hapur me familjaret dhe të kujdeseni më shumë për ta. Financat nuk do jenë aspak të mira, gjithsesi me këmbënguljen tuaj do arrini t’i normalizoni.
Peshorja
Dita është mjaft premtuese për ju dhe projektet që keni marrë përsipër. Çdo gjë po shkon sipas planeve dhe nuk do të mungoje humori. Entuziazmi, optimizmi dhe dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shëndeti mund të kalojë ndonjë moment delikat, por do e rimerrni veten shpejt. Kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Ana sentimentale lë shumë për të dëshiruar dhe ju vetë nuk po investoni sa duhet. Çdo vëmendje tuajën e ka përfshirë puna. Beqarët do përballen me sfida goxha të vështira vetëm për ta tërhequr pas vetes personin që pëlqejnë. Financat mund të kenë disa tronditje të vogla.
Shigjetari
Sot jeni të ndjeshëm dhe intuita do t’ju sugjerojë të gjendeni pranë miqve që kanë më tepër nevojë për ju në këto momente. Do jeni tolerantë, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Në punë me zor do arrini të mbani ekuilibrin sepse nuk do e përmbani dot veten për të kryer shpenzime.
Bricjapi
Ditë e vështirë përsa i përket ndjenjave dhe pasionit. Shumë dyshime do të lindin nga hiçi dhe humori juaj do të jetë me ulje ngritje të mëdha. Çiftet do kenë goxha probleme dhe debate. Impulsiviteti dhe pamaturia do jenë pikat më të dobëta. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm.
Ujori
Xhelozia sot do të shoqëroje raportin në çift. Një situatë jo dhe shumë e qartë do të lëkundi ekuilibrat që kishit vendosur me njeri tjetrin. Beqarët do kenë çdo gjë që do dëshirojnë, qofshin dashuri serioze, qofshin aventura kalimtare. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni më të qetë dhe aktiviteti fizik do ju ndihmojë mjaft.
Peshqit
Sot jeni të qetë megjithë vrullin e madh që ka dita. Keni mundur të vini përpara punët e papritura që ju kanë dalë dhe tashmë shijoni momentin. Çiftet mund të kenë edhe debate e probleme, por e rëndësishme është që do reflektojnë menjëherë dhe do zgjidhin gjithçka. Financat do jenë të mira, mund të bëni edhe investime.