Ambasadsori amerikan në Tiranë Donald Lu është duke zhvilluar në këto momente një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Temë e këtij takimi mësohet se është situata politike dhe bojkoti i zgjedhjeve nga PD. Ky takim nga ana tjetër bëhet edhe në prag të vizitës së zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee që pritet të vizitojë Tiranën ditën e hënë, në një përpjekje për ta bindiur Bashën që të heq dorë nga bojkoti i zgjedhjeve. Deri tani përpjekjet ndërkombëtare kanë rezultuar të pasuksesshme për të bindur kreun e PD që të fusë partinë që drejton në rrugën e sistemit politik, duke i dhënë fund bojkotit dhe kërcënimeve për destabilizim të vendit. Përpjekja amerikane shihet si një mundësi e re për PD që të dalë nga rruga pa krye ku është futur prej 3 muajsh.
Ndonse mendohet se ka një zgjidhje politike, duke marrë shkas dhe nga vizita e zyrtarit të lartë amerikan, nga ana tjetër është e paqartë se nëse ka një kompromis a do të jetë ai në kurriz të Kushtetutës? Afatet kushtetuese për PD që të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit kanë skaduar. Një opsion është shtyrja me 2 javë e datës së zgjedhjeve. Gjithsesi ajo që është e qartë deri tani është fakti se Basha e ka futur PD në një shteg shumë të vështirë dhe po i ikën ballafaqimit në zgjedhje. Ai po kërkon pushtet në tavolinë të cilin kërcënon se ose duhet tia japin me të mirë ose do ta marrë me pahir.
Armando Meta