Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka bërë sërish apel politikës për më shumë përgjegjshmëri dhe dialog. Gjatë një takimi të organizuar tek kuvendi i Shqipërisë në kuadër të aktiviteteve për ditën e Evropës, Meta theksoi se nuk do te rresht kurrë në përpjekjet e tij për dialog dhe konsensus
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të bëhet shembull për të rinjtë dhe t’i kthemi dialogut. Dëshiroj që parlamenti të mbushet me të reja dhe të rinj, pasi janë shembulli i pasionit më të sinqertë për Shqipërinë Evropiane. Vetëm fuqia e rinisë mund ta ndryshojë këtë vend. Vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri dhe jo egoizëm, më tepër dialog e më pak arrogancë, më shumë qetësi, stabilitet, investime dhe natyrisht mundësi punësimi e barazi sociale, duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen europiane si prioritet i axhendave politike. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog dhe kompromis”, tha Meta.
E ardhmja i përket brezit të ri tha kreu i Kuvendit, duke shpresuar që në Parlamentin e ri të ketë sa më shumë të rinj.
“E ardhmja i përket brezit të ri., shpresa dhe ëndrrat e tyre në të ardhmen duhet të motivojnë e të rrisin peshën tonë politike e qytetare më shumë. Kuvendi ka detyrë të bëhet shembull për brezin e ri duke u kthyer në shtëpinë e demokracisë së vërtetë. Në këtë mënyrë do demonstrojmë se jemi në lartësinë e vlerave europianiste që populli shqiptar ka përqafuar që në dhjetor 1990. Dëshira ime në këtë dit ëhstë që në Parlamentin e ri që do të krijohet, të rinjtë e të rejat kanë qënë dhe janë shembulli më i përkyer i pasionit të sinqertë për Shqipërinë e vërteë evropiane”, tha Meta./javanews.al/c.a