Policia italiane e qytetit të Foxhias ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë 3 shtetasit shqitparë Klodian Lecini, 35 vjec, Pellumb Sorra dhe Shemsi Tusha.
Ndalimi i tyre është bërë ndërsa udhëtonin me dy automjete në autostradën me drejtim Foxhian.
Automjetet udhëtonin në distancë mjaft të afërt me njër-tjetrën , sjelle kjo tipike e trafikantëve të drogës e që ka çuar në dyshimin e policisë rrugore.
Pas disa minutash ndjekje policia italiane ka bllokuar të dy automjetet e në njërin prej tyre drejtuar nga Klodian Lecini janë gjetur rreth 1 kg e 15 gramë heroinë e cilësisë mjaft të pastër e konfeksionuar në dy pako, shkruan oranews.
Nga kjo sasi droge mund të përgatiteshin rreth 4500 doza heroinë. Një gramë heroinë shitet në tregun klandestin nga 50-70 euro e përftimi ekonomik e kësaj sasi droge do të ishte i lartë.
Gjithashtu policia italiane pas kontrollit në banesat e tyre ka sekuestruar dhe rreth 3900 euro cash./c.a