Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro.
Sipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin islamik dhe në veçanti grupin e ISIS.
“Droga e luftëtarit” po transportohej në një konteiner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të Shtetit Islamik.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme italiane.
c.a