Autoritetet në veri të Gjermanisë evakuan rreth 16 000 persona nga shtëpitë e tyre si edhe mbyllën një zonë të madhe të autostradës përgjatë kësaj zone për të përgatitur çaktivizimin e disa bombave të pashpërthyera që nga Lufta II Botërore.
Bomba të paplasura që datojnë nga koha e sulmeve ajrore kundër Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore gjenden ende shpesh.
Shumë rajone kanë ekipe që punojnë me kohë të plotë për zbulimin dhe çaktivizimin e tyre.