Në disa shënime të shkruara me dorë, Michael Jackson parashikoi se do të vritej, duke shprehur frikë serioze për jetën e tij.
Letrat, që janë lëshuar nga biznesmeni gjerman Michael Jacobshagen i cili ishte mik i ngushtë me legjendën për 20 vjet, tregojnë mendimet e Jackson disa javë para vdekjes së tij.
Jacobshagen, 24 vjeç, foli rreth parashikimeve të çuditshme të këngëtarit në një intervistë me transmetuesin ‘Daphne Barak’ për një emision televiziv në Australi, transmeton Gazeta Express.
Jacobshagen zbuloi se si Jackson i përlotur e thirri atë dhe iu lut që të fluturonte nga Gjermania në SHBA për të qenë me të para turit të tij të madh të Londrës.
Pasi ai fluturoi, MJ i dha atij 13 letra në të cilat thuhej “ata po tentojnë të më vrasin” dhe “po frikësohem për jetën time”.
Kurrë nuk u kuptua se kush ishin “ata”, por disa thonë se ai iu referua organizatorëve të koncertit, të cilët po i bënin presion atij.
Vetëm disa javë më vonë, superylli u gjet i vdekur pas një overdoze me sedativ dhe doktori i tij personal Conrad Murray ishte dënuar me katër vjet burg për këtë. /b.d