Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë ditës së sotme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Më të dendur shirat do të paraqiten në zonat veriore ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.
Gjatë orëve të pasdites zonat veriore dhe verilindore do të mbeten me vranësira dhe shira ndërsa zonat qendrore dhe ato jugore do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 4 ballë. /b.d