Ekstremistja djathtiste Marine Le Pen ka thyer heshtjen pas publikimit të rezultateteve të para nga balotazhi presidencial që u mbajt në Francë.
Udhëheqësja e Frontit Kombëtar, e cila është mposhtur bindshëm nga centristi i pavarur, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “reformim të thellë” të partisë së saj.
Ajo ka premtuar se do t’i “prijë betejës” në zgjedhjet parlamentare të Francës, që mbahen muajin e ardhshëm, dhe se do të bëjë ndryshime serioze në Frontin Kombëtar, për të krijuar “një forcë të re politike”, raporton Gazeta Express.
Analistët francezë thonë se ajo do të shpërbëjë partinë dhe do të ndërtojë një lëvizje të re politike në vend. (b.an)