Emmanuel Macron, sipas rezultateve të para, është presidenti i ri në Francë.Politikani i ri ka shkaktuar tërmet në politikën franceze, sipas BBC-së.Ai u inkuadrua në qeveri një vit më parë, ndërsa në moshën 39-vjeçare tani ka fituar në balotazh për t’u bërë presidenti i ri francez.Këto janë pesë arsyet kryesore përse ai fitoi zgjedhjet presidenciale, sipas BBC-së:
Ishte me fat
Skandali që goditi kandidatët tjerë, sipas BBC-së, i ka sjell fat kandidatit Macron.
Ishte i qetë dhe dinak
Macron ka përcjell me vëmendje lëvizjet politike si Podemos në Sanjë dhe lëvizjet në Francë, dhe në vitin 2016 në prill kishte nisur një lëvizje “popullore” dhe katër muaj më pas ishte tërhequr nga qeverisja e presidentit François Hollande.
Provoi diçka të re në Francë
Pasi themeloi lëvizjen e re të tij ai nisi fushatë interesante duke “vizituar 300 mijë shtëpi” për të dëgjuar qytetarët dhe për të shpalosur programin e tij.
Kishte mesazh pozitiv
“Politikani i ri” që ishte në qeverisjen e presidentit Hollande kishte program radikal për të ndryshuar sektorin publik. Ishte fushata perfekte kundër kandidatëve të tjerë.
Ishte kundër Marine Le Pen
Me tonin e tij optimisht, Macron nuk e pati të vështirë ndaj kandidates Marine Le Pen që kishte thirrje negative s- anti-imigrim, anti-BE dhe anti-sistem, përgatiti Koha. (b.an)