Gjatë një interviste për “Sunday Times”, themeluesi i partisë Fronti Nacional, Jean shprehet se vajza e tij është mosmirënjohëse. Ai tregon se pas raundit të parë, i ka dërguar një e- mail vajzës së tij duke e uruar për fitore, por ajo as nuk e ka marrë mundimin që t’i ktheje përgjigje.
Le Pen ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të atin e saj, por thuhet e Jean nuk ka duruar dot që dikush, qoftë edhe vajza e tij të merrte drejtimin e partisë që ai themeloi, Frontit Nacional. Edhe pse ka jetuar nën hijen e babait të saj, Le Pen mori drejtimin e partisë, dhe duket se histori u përmbys duke lënë ajo babanë në hije.