Paraditen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë.
7 maji ishte parashikur të ishte dita kur qytetarët e Kavajës të votonin për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, por zgjedhjet u shtynë, pas tërheqjes së kandidatit të PS dhe kandidatit të pavarurur. Opozita nuk kishte kandidat, por kishte paralajmeruar protestë ditën e zgjedhjeve, gjë që bie ndesh me ligjin.
KQZ-ja ka vendosur që të informojë Presidentin e Republikës për këto veprime dhe më pas të vendosë se si do të procedohet.
Denar Biba tha se pas informimit të Presidentit Bujar Nishani, do të merret një vendim ligjor në lidhje me situatën e krijuar në Kavajë.
“Duhet të informojmë presidentin për atë çfarë ndodhi. Pas informimit të presidentit do të marrim vendim ligjor“, tha Biba
Fjala e kreut të KQZ në mbledhje
Nuk është një moment normal dhe KQZ nuk mund të bëjë një sy qorr dhe as një vesh shurdh. Një moment i pazakontë. Sot supozohej se në Bashkinë e Kavajës do të bëheshin zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës. Tashmë të gjithë e dini për dorëheqjen e dy kandidatëve atje. Këtë mund ta konfirmojmë dhe ne, aktet janë formalizuar dhe janë në KQZ, dorëheqjen e noterizuara të dy kandidatëve. Dje KZAZ numër 22 është mbledhur, ka pritur deri në orët e vona të natës që anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit të paraqiteshin dhe të mernin në dorëzim bazën materiale dhe fletët e votimit. Nuk ka pasur shpërndarje të materialeve zgjedhore dhe sot gjithashtu nuk janë hapur Qendrat e Votimit në Kavajë.
Të gjitha duken formale, por demokracia është dhe procedurë. Për fat të keq këta rradhë mbeti vetëm procedurë dhe u arrit të materializohej dhe të shndërrohej në një shprehje të vullnetit të qytetarëve të Kavajës. Kam për qëllim sot të informoj zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës bashkangjitur dhe dokumentacionin përkatës lidhur me gjithë atë çka ndodhi.
Flas në aspektin formal dhe ligjor jo politik. Megjithëse duket gati në kufinjtë e groteskut kjo që po ndodh ne duhet të bëjmë formalizimin e kësaj situate për ta sjellë brenda të gjitha kapaciteteve tona brenda shinave të ligjit.
Do të njoftohet Presidenti i Republikës dhe në një nga ditët më të afërta besoj që Komisioni do të duhet të marrë dhe një qëndrim ligjor, ose një akt në lidhje me zgjedhjet në Kavajë.Diçka që ishte parashikuar të mos ndodhte, kronikë dhe një palë zgjedhje të paralajmëruara se do të ndodhnin/Javanews.al
c.a