Tërheqja e kandidatëve nga zgjedhjet e Kavajës, përveç paqartësisë juridike, ka krijuar dhe paqartësi se cili do të jetë institucioni që duhet të luajë rolin e parë, KQZ apo Presidenca.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë ende të paqartë nëse do të lenë të digjet pas asnjë vendimmarrje e diela e votimeve, apo do t’i dërgohet më herët presidentit të Republikës një shkresë më kërkesën e anulimit të dekretit që shpallte 7 majin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Por presidenti ndodhet në Himarë dhe zyrat e protokollit të institucionit janë të mbyllura deri ditën e hënë.
Të tjerë juristë , ekspertë zgjedhjesh mbështesin një tjetër variant. Ai që i referohet neneve 160 dhe 161 të Kodit Zgjedhor ku sqarohen rastet e shpalljes ë pavlefshmërisë së zgjedhjeve.
Sipas nenit 160, zgjedhjet shpallen të pavlefshme kur votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se pesë orë.
Sipas juristëve KQZ pas ditës së dielën , pasi të faktohet që në kutitë e votimit nuk ka shkuar askush, mund të përdorë nenin 161 të Kodit Zgjedhor sipas të cilit pas shpalljes së pavlefshmërisë, KQZ cakton datën e re të zgjedhjeve që nuk duhet të jetë më vonë se 4 javë nga marrja e këtij vendimi./Shqiptarja/a.m.