Një 27-vjeçar mbeti i plagosur me thikë nga një person, i cili më tej u vu në pranga nga Policia. Ngjarja ndodhi në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku D.H u plagos me thikë pas një konflikti të castit për motive të dobëta.
Autori pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja.
Brenda një kohe të shkurtër shërbimet e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Zamir Hoxhallari, 37 vjeç banues në fshatin Buçimas i cili ndodhet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
D.H, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, – thotë policia në një njoftim zyrtar. /b.d