Sherri mes bashkejetuesve per pak perfundon në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Pojan-Maliq të Korçës, kur gruaja ne sherr e siper ka rrembyer sepaten dhe ka tentuar të vrasë bashkejetuesin e saj.
Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë falë ndërhyrjes në kohë të tyre, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: Vjollca Shkëmbi, 26 vjeçe, banuese në Pojan-Maliq.
Më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë, ka telefonuar një shtetase e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e shtetases të mësipërme kishte një konflikt.
Menjëherë pas marrjes të kësaj telefonate janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat janë paraqitur në vendngjarje. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup.
Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K Shtetasja Vjollca Shkëmbi, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale :
“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 i Kodit Penal. Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.
ma.me