Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zgjedhur Shkodrën për t’ju bashkuar homazheve për aktivitetin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve. Gjatë fjalës së tij, Bushati pohoi se kjo ditë nuk ja justifikime për ndasi të reja. Nga ana tjetër ai theksoi se edhe sot janë të njëjtat sfida për vendin.
“Nuk mund te jete justifikim kjo dite për ndasi te reja. Është e lidhur me vlerat e antifashizmit dhe vlerat e sakrificave qe na sollën deri në ditët e sotme. Shtrihet edhe përtej Luftës Antifashiste por vijon edhe në ditët e sotme për ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe me të emancipuar. Jemi përballë të njëjtës sfidë por skemi përballë okupator, fashistët por një sfide për t’u shkëputur nga ky tranzicion drejt rrugës së drejtësisë dhe ribashkimit të shqiptarëve me Europen”, theksoi ai.
ma.me