Duke folur nga Fieri për situatën politike ku ndodhet vendi Gramoz Ruçi tha se zgjedhjet do të mbahen pikërisht në datën e parashikuar.
“Sigurisht ne jemi në një ditë të shënuar si 5 maji, po ku ta dinin të rënët tanë që luftuan për shtet se stërnipërit e tyre pas kaq dekadash do luftonin për pushtet, për ta marrë atë në tavolinë. Kam thënë që Presidenti do zgjidhet dhe u zgjodh, ashtu do të jetë edhe për zgjedhjet, ato do të mbahen në 18 qershor. Shpresojmë ende se mund te ketë një marrëveshje. Kryeministri e ka bere ofertën e tij, mbetet që opozita të bëjë zgjedhjen e saj. Edhe duke menduar si një shahist gjendet zgjidhja”, u shpreh Ruçi. /ma.me