Nëse ju nuk i pëlqeni smartfonat e mëdhenjë dhe të rëndë, atëherë ky produkt mund të jetë pikërisht ajo që po kërkoni.
Është i vogël, i fuqishëm dhe më i mirë se Nokia 3310, transmeton Klan Kosova.
Jelly është smartfoni më i vogël me një lidhje interneti 4G. Ky celular do të ketë dy versione: standard dhe pro. Versioni standard do të kushtojë 109 dollarë, ndërsa ai pro do të kushtojë 125 dollarë.
Jelly do të ketë 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë për foto dhe aplikacione. /b.d