Të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por nuk janë të sigurt për statusin e aplikimit, mund të ndjekin procedurën e publikuar së fundmi në portalin E-Albania.
Konkretisht në shërbimin “Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” u mundëson qytetarëve të kontrollojnë online statusin e aplikimit që kanë dërguar drejt ZRPP.
“Pasi dërgon aplikimin për një shërbim të caktuar drejt ZRPP, qytetari merr në përgjigje një numër reference aplikimi i cili identifikon kërkesën e tij drejtuar institucionit, raporton “Scan”.
Nëpërmjet këtij numri, qytetari mund të gjurmojë se në cilin hap procesimi ndodhet kërkesa e tij në ZRPP”
Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi i përdoruesit – kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania). Ndërsa hapat e procedurës janë:
– Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin ” Gjurmimi i çështjeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Në formën që hapet vendosni numrin referencë të aplikimit dhe shtypni butonin “Gjurmo…” për të parë detajet e aplikimit.
Shërbimi merret përmes numrit të referencës që gjenerohet për çdo aplikim dhe i cili identifikon kërkesën drejtuar institucionit.
ma.me