Një qytetar ka raportuar shqetësimin për prishjen e një ure prej afro një viti, për të cilën, siç thotë, kanë bërë disa herë thirrje për riparim, por asnjë nuk e ka zgjidhur çështjen.
Ura në fjalë është në fshatin Lac-Bruc të ish-Komunës Rukaj të rrethit të Matit, dhe siç shprehet banori, ajo lidh fshatrat Lac, Harvataj, Kllumth dhe Lufaj. Ajo përdoret gjithashtu nga rreth 400 banorë të kësaj zone, shkruan TCH.
Edhe pse banorët e kanë ngritur disa herë shqetësimin, për urën që i lidh ata me rrugën që vjen nga Burreli e që të çon më pas në Rrugën e Kombit, ende nuk është interesuar askush. /b.d