Pas paralajmërimit të opozitës për protesta, një sërë përfaqësuesish nga ambasadat e huaja në Shqipëri kanë bërë kërkesë në KQZ për të dërguar vëzhgues në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.
Kërkesat do të shqyrtohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së. Kështu, ambasada hungareze, daneze, ajo e BE-së, sllovene, çeke dhe britanike.
Mesa duket përfaqësitë e huaja do të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e Kavajës, të cilat zhvillohen pa një kandidat të opozitës, pasi vendimit për bojkotit.
Opozita ka deklaruar se do të ketë protestë masive në Kavajë, madje Basha e quajti Kavajën kryeqyteti i lirisë, ku do t’i jepet grushti vdekjeprurës republikës së vjetër.
c.a