Futbolli shqiptar në zi. Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i ekipit të Partizanit gjergji Thaka.
Thaka u nda sot nga jeta në moshën 68 vjeçare. Ish-futbollisti pa largimit nga fusha e blertë ka shërbyer në poste drejtuese te Partizani.
“Klubi njofton me hidhërim të thellë se në orët e para të ditës sotme është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare Gjergji Thaka. Në vitet 1968 – 1978, Thaka ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit “Partizani“. Me këtë skuadër është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike. Gjithashtu ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit. Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“. Nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaka për humbjen e njeriut të tyre më të shtrenjtë”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
/a.m.