“Plazhe me kosto të ulët në Europë? Mesdheu është ai që kryeson, por nuk mungojnë edhe surprizat. Po ju rendis disa destinacione vërtet të bukura ku mund të kaloni të gjitha pushimet e verës me një buxhet të vogël. Nuk është një mirazh. Do të gjeni gjithçka: relaks, argëtim, sport me kosto të përballueshme. Mbi të gjitha kjo në një kohë kur shkenca ka zbuluar se frekuentimi i plazheve kuron deri në 16 sëmundje. Çfarë prisni? Prenotoni pushimet tuaja në një nga këto 10 destinacione që ne po ju listojmë. Disa janë të njohura e të tjerë më pak, por që të gjitha ia vlejnë që të zbulohen”.
Listën e kryeson plazhi i Varnës në Bullgari. Pas Vlorës, klasifikimi vazhdon me Vama Veche Rumaninë, Porec në Kroaci, Portorose Slloveni, Korfuzi në Greqi, Budva në Mal të Zi, Ayia Napa në Qipro, Algarve Portugali dhe Alicante në Spanjë.
Karaburun, Vlorë, Shqipëri
Në detin Adriatik do të gjeni një destinacion po aq tërheqës e të bukur, siç janë brigjet shqiptare, madhe janë edhe ekonomike. Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më shumë tërheqës e popullor, megjithatë duhet ende të zbulohet.
Këtu do të gjeni plazhe të pandotura, me bukuri të veçantë dhe det blu. Nuk është pushtuar ende nga turizmi masiv. Plazhet rrethohen nga natyra e egër. Ju sugjerojmë në mënyrë të veçantë gadishullin e Karaburunit, me ishullin e Sazanit që gjendet në Vlorë.
I gjithë parku i Karaburunit rrethohet nga ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë. Për të mos u humbur është Gjiri i Gramës, një zonë tërësisht e pandotur, por që mund të arrihet vetëm nga mali ose me varkë. Në këtë zonë nuk ka struktura akomoduese, por për këtë duhet t’i drejtoheni Vlorës.
ma.me