Gjendet i pajetë trupi i një 50-vjeçari në Vlorë. Viktima, u gjet pa jetë në lokalin në pronësi të tij. SIpas policisë ai ka humbur jetën aksidentalisht, por pa specifikuar se si ka ndodhur ngjarja.
“Rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një shtetas brenda në lokalin e tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima i përket shtetasit L.Xh., rreth 50 vjeç, pronarë i objektit ku është gjetur”, raporton policia.
Nga veprimet hetimore bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur./a.m.