Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku një fëmijë 10- vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 10. Mësohet se fëmija 10- vjeçar , identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se fëmija 10- vjeçar po luante me një shokun e tij dhe ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit. Ai është transportuar me urgjencë nga familjarët në spitalin e qytetit.
ma.me