Një avion tip “piper’ është rrezuar në mënyrë dramatike në zonën e Mukilteo në Washington, por fatmirësisht pa viktima.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, avioni ka humbur kontrollin dhe ka rënë në tokë, ku fillimisht është përplasur me disa shtylla të tensionit dhe ka marrë flakë.
Mësohet se nga rrëzimi i avionit janë dëmtuar disa makina të parkuara, por fatmirësisht nuk ka viktima
Video është filmuar nga një drejtues automjeti, i cili ndodhej aty në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht aeroplani nuk ka rënë mbi makinat të cilat ishin në ecje, duke shmangur një tragjedi të vërtetë.
Nga informacionet e para, nuk raportohet për të lënduar dhe mësohet se piloti dhe pasagjeri kanë arritur të largohen./javanews.al
c.a